Site news

UET OPEN WEEKS - PANAIRI I PUNES - Datë 23 maj; Ora: 10.00; Holli Godinës B

UET OPEN WEEKS - PANAIRI I PUNES - Datë 23 maj; Ora: 10.00; Holli Godinës B

by UET LMS Admin -
Number of replies: 0

Përshëndetje,

Universiteti Europian i Tiranës, organizon UET OPEN WEEKS.

Në kuadër të UET OPENS WEEK, më datë 23 Maj, Ora 10.00, Godina B (Holli), organizohet Pananiri i Punës për Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Panairi i Punës, këtë vit prezantohet me një risi të re. Në kuadër të zgjerimit të UET në pesë Fakultete, është menduar që secili Fakultet të organizojë Panairin e Punës me përfaqësues të Tregut të Punës në Shqipëri.

Bashkëngjitur do të gjeni, programin e ditës së Enjte, date 23 Maj.

 

Vëmendje!

Studentët duhet të sigurohen që të kenë me vete disa kopje të CV-së së tyre, në mënyrë që të kenë prezantim dinjitoz pranë Kompanive/Zyrave Juridike/ Avokatie/ Përmbarimore, pjesëmarrëse në Panair.

Panvarësisht, se këtë të enjte Panairi i dedikohet Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënive Ndërkombëtare, inkurajohen të gjithë studetët të marrin pjesë.

Pjesëmarrja Juaj në Pananirin e Punës është shumë e rëndësishme. Kjo është mundësia Juaj më e mirë për t’u prezantuar me kërkesat e tregut të punës.

Në Panairin e Punës do të jenë prezent përfaqësues të Kompanive/ Zyrave Juridike/ Avokatie/ Përmbarimore lider në tregun Shqiptar.

Suksese!

 

Adela DANAJ, PhD (Candidate)

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni

Dita e Ligjit dhe Lidership-it